Kolaudimi ngel dhe Edi Ramen.
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Procedurat e pritjes në radhë me ditë të tëra dhe sorollatjet duket se po i përjeton edhe kryetari i opozitës, Edi Rama. Radhëve të gjata të automjeteve që duhet të kryejnë kolaudimin i është shtuar edhe makina që përdoret nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, një makinë e tipit “Volksëagen Phaethon”. Përgjithësisht makinat që përdoren nga zyrtarët e lartë apo edhe ajo e kryetarit të opozitës, e kryejnë kontrollin teknik në parkun shtetëror.
Por, meqenëse makina ndodhet në emër të kompanisë “Volkswagen”, automjeti nuk është lejuar që të kryejë veprimet procedurale në parkun shtetëror. Pas më shumë se dy orë pritjeje në radhë për të hyrë për kontroll, makina u fut brenda ambienteve të kolaudimit, ku u mbajt dhe për disa minuta për t’iu nënshtruar testeve. Siç tregojnë të pranishmit të cilëve nuk mund t’u shpëtonte ky detaj, makina nuk u tolerua në asnjë moment, pavarësisht se kujt i përkiste dhe megjithëse ishte prodhim i viteve të fundit. Pas kontrollit fizik, automjetit të kryesocialistit iu vendos një letër ku shkruhej “Ngel”. Të pranishmit shprehen se, makina nuk kishte probleme teknike, kjo edhe falë viteve të pakta të përdorimit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme. Por, për autoritetet përgjegjëse makina nuk mund të certifikohej se “kishte targat plastike...”.
Në formularin e plotësuar nga ekspertët shkruhej se, “për shkak të përdorimit të targave plastike, makina nuk certifikohet për të udhëtuar në rrugët e Shqipërisë”. Por në fakt, me sa mund të shikohej me sy të lirë, targat ishin në radhë, vetëm se sipër tyre ishte vendosur për estetikë mburoja plastike e targës. Tashmë, kryetari i opozitës ka edhe një muaj afat që të ndreqë problemin dhe të humbasë edhe një ditë tjetër për të përsëritur procedurat e kolaudimit të makinës.