Skandal ne Greqi, ndeshkohet mesuesja, vendosi ne tabele flamurin shqiptar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një mësuese kopshti në Nidri të Lefkadhës është transferuar pas presioneve nga “Agimi i Artë”, që kishte marrë një ankesë nga një prind që kishte parë në tabelën e vizatimeve të kopshtit edhe flamurin shqiptar. Gazeta e përditshme greke To Vima në faqen e saj ka publikuar dje letrën e edukatores që ka treguar se çfarë ka ndodhur në kopsht, ndërsa ka komentuar ashpër vendimin e autoriteteve për të pranuar transferimin dhe rënë pre e presionit të neonazistëve.
Sipas gazetës, disa ditë para Ditës Kombëtare, greke mësuesja u kishte kërkuar fëmijëve parashkollorë të kopshti të saj të vizatonin flamurin dhe ndjesitë për të. “Në klasë kam 20 fëmijë 12 grekë dhe 8 shqiptarë”, ka treguar ajo në letrën për To Vima, duke theksuar se ajo nuk mund t’i trajtojë në mënyrë të diferencuar fëmijët në bazë të nacionalitetit të tyre.
Ajo tha se pas kërkesës për të vizatuar flamurin, fëmijët shqiptarë të kopshtit kanë sjellë të vizatuar flamurin e tyre dhe në respekt të punës së vogëlushëve ajo i ka vendosur këta flamuj në një tabelë për miqësinë mes popujve, ku pamja ka tërhequr vëmendjen e një prindi që, sipas saj, ka transformuar faktet dhe denoncuar ngjarjen te ‘Agimi i Artë’. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së mësuesve, Stavros Petrakos, tha se Federata e cilëson “të papranueshme dhe jo institucionale një ndërhyrje të tillë”.
Ai theksoi se në një shkollë me 20 nxënës, 8 nga të cilët janë shqiptarë, nuk mund të reagohet ndryshe. “Ne nuk mund të injorojmë 40% të nxënësve që vijnë nga një vend tjetër. Mësuesi nuk mund t’i margjinalizojë ata. Nuk është ky roli i tij”, tha sekretari i Përgjithshëm i Federatës së mësuesve.