'Petroleum Geo-Services' dergon perforcime ne Greqi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Të mërkurën në orën 08:00, në portin e Patras ka mbërritur një tjetër anije e kompanisë norvegjeze “Petroleum Geo-Services” për të ndihmuar në misionin kërkimor të hidrokarbureve, bëjnë të ditur mediet greke. Anija quhet “Romulus” dhe është më e vogël se anija “Nordic Explorer”, të cilën do ta asistojë në eksplorimet detare. Jameson Rompirson, kreu i kompanisë norvegjeze, është shprehur jashtëzakonisht optimist për sasitë e konsiderueshme të hidrokarbureve që ndodhen në detin Jon.