e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skandal me Kombëtaren U-19, dy ndeshje humben në tavolinë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skandal me Kombëtaren U-19, dy ndeshje humben në tavolinë

Kombëtarja U-19 ka humbur dy ndeshje në tavolinë me rezultatin 3-0, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vërteta.

Untitled-14Djemtë e drejtuar nga Arjan Bellai kanë luajtur tre ndeshje për turin kualifikues në muajin nëntor, ndaj Austrisë, Gjerorgjisë dhe Uellsit, por dy prej tyre i kanë humbur në tavolinë.

Sipas "Sportal", kuqezinjtë kanë humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 ndeshjen ndaj Austrisë dhe Gjerorgjisë. Lajmi përbën skandal edhe për faktin se rezultatet janë publikuar me vonesë, më 4 dhjetor.

Ende nuk dihen arsyhet e vërteta të këtyre rezultateve, por mendohet që vendimet të kenë ardhur për shkak të kartonit të kuq që mbartej nga Ardit Toli.

Ky i fundit paska pasur 2 ndeshje pezullim që në nëntor të vitit 2014, në humbjen 2-1 ndaj Uellsit, ndërkohë që para pak muajsh luajti 2 ndeshje.

Untitled-15