e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ska rikthim të vizave për Ballkanin Perëndimor

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ska rikthim të vizave për Ballkanin Perëndimor
Mekanizmi për pezullim të liberalizimit të vizave që paraprakisht u paralajmërua se mund të pranohet nga PE-ja në fillim të vitit të ardhshëm, me siguri nuk do të hyjë në fuqi në kohë të afërt. Keshtu se paku te le te kuptosh mesazhi i publikuar në “Twitter” nga eurokomisarja për punë të Brendshme Sesilia Malmstrom.

“Përfaqësuesit e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian sot nuk arritën të bien dakord rreth mekanizmit për pezullim të regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor”- shkruan ajo.

“Negociata tripalëshe për zonën e Shengenit dhe azilantët. I përafruam qëndrimet, por do të ishte më mirë nëse Këshilli ishte pak më fleksibil”, publikoi Malmstrom në mikroblogun, pa publikuar më shumë hollësi.

Mekanizmi, zyrtarisht i quajtur “klauzolë mbrojtëse” është përgjigje e valës së azilantëve të rremë në disa vende evropiane, ndërsa si burim i problemeve më së shpejti theksohen Serbia dhe Maqedonia. Miratimi i klauzolës mbrojtëse në PE do të thotë se për qytetarët në të cilat është regjistruar keqpërdorim masiv të regjimit të vizave me procedurë të shkurtuar përkohësisht do të mund të vendosen viza.