e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Djali i Berishes fiton sa shperblimi i 25 mije pensionisteve'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Djali i Berishes fiton sa shperblimi i 25 mije pensionisteve'
Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, nga një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme, prej të cilit vetëm në dy vitesh ka pasur një fitim prej 350 mijë Euro, ose 490 milionë. Këtë deklaron deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Pak minuta më parë Kryeministri tha se do t’u japë pensionistëve çerek gjeli shpërblim, vetëm 20 mijë lekë. Ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma totale e shpërblimit të 25 mijë pensionistëve”, tha ai.

Balla ka akuzuar djalin e kryeministrit se në deklarimin e tij të pasurisë, ka fshehur të dhëna të rëndësishme pasi nuk ka deklaruar emërtimin e kompanisë nga ku janë siguruar të ardhurat, adresën e saj, numrin e regjistrit publik dhe statusin e kompanisë.

"Vetëm në një vit të vetëm, 2009, Shkëlzen Berisha ka deklaruar rritje të depozitave dhe llogarive bankare me 310 mijë euro ndërsa të ardhurat e tij të deklaruara ishin më pak se 210 mijë euro. Në vitin që Sali Berisha vidhte zgjedhjet, i biri i tij shton llogaritë dhe depozitat me 310 mijë Euro”, ka theksuar Balla.

Deputeti socialist e mbylli deklaratën e tij duke thënë se djali i kryeministrit duhet të japë përgjigje në ILKPD për gjithë këto parregullsi dhe dyshime.