e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Situata e tensionuar, Arvizu takon presidentin Topi dhe Ramen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Situata e tensionuar, Arvizu takon presidentin Topi dhe Ramen
Në një kohë kur situata para KQZ vazhdon të jetë e tensionuar, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu zhvilloi një takim me presidentin Bamir Topi. Tema kryesore mbetet ngërçi i tejzgjatur i KQZ-së në shpalljen e rezultateve zyrtare, gjë e cila u ndoq nga vendimi i kreut Ristani për të marrë në shqyrtim fletë që janë konsideruar të pavlefshme nga opozita. Menjëherë pas përfundimit të takimit me presidentin Topi, ambasadori Arvizu u drejtua për në selinë rozë, ku po zhvillon një takim me kreun e opozitës, Edi Rama.