KQZ-ja miraton numerimin e votave ne kutite e gabuara
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën numërimin e votave për kryetar bashkie të hedhura në kutitë e gabuara. Vendimi u mor me 4 vota. “Do t'i hapim këto kuti”, tha kryetari I KQZ-së, Arben Ristani, duke shtuar se KQZ-ja do të jetë e hapur për cilëndo kërkesë tjetër për të hapur kutitë dhe për të numëruar cilëndo votë të qytetarëve.