Siti prek çerekfinalen, Altetiko shkon në shtesë me PSV-në
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Mançester Siti është kualifikuar për në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Barazimi pa gola ndaj Dinamos së Kievit favorizoi vendasit, pasi anglezët kishin fituar takimin e parë me rezultatin 1-3.
Ukrainasit deklaruan para ndeshjes se do të shkonin në Angli për të përmbysur rezultatin, por djemtë e Pelegrinit ruajtën portën e paprekur duke kaluar për në turin tjetër - falë rezultatit të marrë në transfertë.
Ndërkaq, ndeshja tjetër mes Altetikos dhe PSV-së shkoi në shtesë. Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 0-0, njësoj si takimi i parë.
Pak minuta para fillimisht të ndeshjeve, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare
ATLETICO (4-4-2): Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Koke, Gabi, Saul Niguez, Augusto; Griezmann, Carrasco. Trajner: Simeone.
PSV (5-4-1): Zoet; Arias, Bruma, Isimat, Moreno, Ëillems; Propper, Guardado, Van Ginkel, Locadia; De Jong. Trajner: Cocu.
Formacionet zyrtare:
MANCHESTER CITY (4-2-3-1): Hart; Sagna, Kompany, Otamendi, Kolarov; Fernando, Fernandinho; Silva, Yaya Touré, Jesus Navas; Aguero. Trajner: Pellegrini.
DINAMO KIEV (4-5-1): Shovkovskiy, Antunes, Dragovic, Vida, Khacheridi, Veloso, Garmash, Gusev, Buyalskiy; Yarmolenko, Teodorczyk. Trajner: Rebrov.
