E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Siti, kontratë faraonike për Nojerin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siti, kontratë faraonike për Nojerin

Merkato verore do të jetë mjaft "e nxehtë" për disa skuadra të mëdha europiane. Kalimi i Pep Guardiolës te Mançester Siti ka nxitur mediat angleze që të nisin të spekulojnë mbi të ardhmen e shumë futbollistëve. Njëri prej tyre është Manuel Nojer.nojer Paga - Sipas shtypit në ishull, thuhet se Pep Guardiola do gjigantin e Bajernit në Mançester. Klubi i sheikut Mansur është gati ta paguajë 20 milionë euro në vit Nojerin vetëm që ky i fundit të pranojë të transferohet në Mançester. Nojer nuk është lojtari i parë që sipas mediave britanike është kërkuar nga Guardiola. Nuk është një sekret admirimi që ushqen katalanasi edhe për një tjetër "xhevahir" të klubit bavarez siç është David Alaba.

Benatia - Njëri prej futbollistëve që do të humbte shumë prej largimit të Pep Guardiolës është Mehdi Benatia. Mbrojtësi maroken i Bajernit thuhet se do të largohet këtë verë nga Mynihu, pasi nuk është në planet e Karlo Ançelotit. Tekniku italian duket se ka piketuar një tjetër lojtar për t'ia afruar Boatengut në zemër të mbrojtjes bavareze dhe ka shtyrë marokenin që të kërkojë një ekip të ri. Në gjurmët e tij janë vënë si Roma dhe Juventusi.