e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Siria risulmon Turqine, bombardon nje qender shendetesore

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Siria risulmon Turqine, bombardon nje qender shendetesore
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë duket se po acarohen ndjeshëm, pasi sot është shënuar sulmi i dytë sirian në Turqi. Mediat raportojnë se një predhë e lëshuar nga territori sirian ka shkrumbuar një qendër shëndetësore në distriktin Reyhanli të provincës turke Hatay. Ndërkohe nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Para pak kohësh një sulm i ngjashëm ndodhi në një qytet kufitar dhe mbetën të vrarë dy gra dhe tre fëmijë. Kjo i acaroi marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi Turqi u bë gati për luftë me Sirinë. Madje pak orë pas sulmit regoi edhe ushtria turke duke sulmuar disa baza ushtarake n1% Siri.

Nëse do të ketë një ndërhyrje të ushtrisë turke në Siri atëherë do të jetë një situatë e vështirë, pasi Turqi është anëtare e NATO-s dhe kjo organizatë i premtoi asaj se do të aforojë mbështetje në çfarë do lloj situate.