Sigal Prishtina kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas fitores së arritur në ndeshjen e kthimit (94:75) ndaj Beroes, klubi i basketbollit Sigal Prishtina është kualifikuar për në finalen e Ligës Ballkanike.
Mediat kosovare raportojnë se bardhekaltrit zhvilluan një lojë të mirë duke bërë diferencën që në fillim të lojës.
Sipas "Gazetaexpress.com", ekipi i kryeqytetit do të përballet në finale me Mornar Bar.
Më herët, klubi nga Mali i Zi fitoi në përballjen e dytë ndaj Kozuvit me rezultatin e thellë 81:56, duke qenë finalisti i parë i Ligës Ballkanike.
