Si dhe sa fitojne ekipet e superiores per shitjen e imazhit televiziv
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli i luajtur ka nisur prej një jave në Shqipëri. Por ajo që mban gjallë në një farë mënyre disa skuadra të Kategorisë Superiore, veç buxhetit të tyre modest, është fluksi i parave që mbledhin nga shitja e imazhit televiziv. Çdo fillim sezoni, skuadrat e Kategorisë Superiore, në llogaritë e tyre marrin një shumë të caktuar parash, nga e drejta televizive e kampionatit. Ky ritual ndodh prej tri vitesh. Është një shumë prej 600.000 eurosh që ndahet nga skuadrat, të cilat marrin pjesë në Kategorinë Superiore. Të 14 ekipet, marrin nga 4 deri në 14 për qind, nga ato që para që ndahen për skuadrat e Superiores. Edhe këtë vit, kjo shumë është shpërndarë në bazë të disa kritereve, ku ka pasur nga ato ekipe që kanë përfituar më shumë se 70 mijë euro.
Ndarja, sipas renditjes të sezonit të kaluar dhe madhësisë së qyteteve
Paratë e të drejtës TV, të Superiores, ndahet në bazë të një skeme të ndërtuar më parë nga FSHF së bashku me klubet. Për 14 ekipe, 500.000 euro jepen direkt në fillim, të ndarë në disa këste gjatë gjithë sezonit. 100.000 euro të tjerë ndahen në bazë të madhësisë së qytetit dhe finales së Kupës së Shqipërisë. Skuadra që merr më shumë para, është kampionia dhe më pas të gjithë ekipet e tjera, sipas renditjes deri në vendin e 14-të. Nga kjo ndarje parash, përfitojnë edhe ato ekipe, të cilat vijnë nga Kategoria e Parë, ndërkohë që ato që zbresin një kategori më poshtë, humbasin të drejtën për të marrë përfitime nga e drejta televizive. Me një përllogaritje të saktë, kampionia i Shqipërisë merr rreth 64 mijë euro, ndërsa skuadra e fundit 20.000 euro. Këtyre vlerave, u shtohen edhe paratë për madhësinë e qytetit. Sa më i madh të jetë qyteti, nga i cili vjen skuadra, aq më shumë para marrin ekipet. Më qartë 85 mijë eurot, ndahen mes kryeqytetit që merr 12.500 euro(në këtë rast Tirana) apo 2500 eurove që u takojnë skuadrave të qyteteve si, Ballshi, Besa, Laçi apo Peqini.
Trofetë të japin më shumë para
Paçka përfitimeve, ato që të japin para janë trofetë që t’i merr në një sezon. Të jesh kampion po të renditesh deri në vendin e 6-të merr nga 64 mijë euro deri në 40 mijë. Sigurisht kampioni ka “pjesën e luanit”, por edhe ekipet e tjera nuk mbeten pas. Pra, sa më mirë në renditje sezonin e kaluar aq më shumë para nga e drejta televizive. Por kampionati është një pjesë e fitimeve. 15 mijë euro janë veçuar për t’u ndarë mes fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe finalistes. Dhjetë mijë euro, i merr fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe 5 mijë euro finalisti i Kupës. Nga e gjithë kjo analizë, kuptohet sesa më mirë të jesh një sezon dhe sa më i madh është qyteti, aq më shumë para përfiton një skuadër që merr pjesë në Kategorinë Superiore.
Qytetet e vogla, përfitojnë nga mungesa e Partizanit dhe Dinamos
Prej dy sezonesh, skuadra që vijnë nga qytete të vogla, po marrin para më shumë se ç’mund të përfitonin nëse në Superiore do të ishin Partizani dhe Dinamo. Të dyja këto skuadra, nëse do të ishin pretendente për të qenë në vendet e para të renditjes, jo vetëm që do të merrnin pjesën më të madhe të parave, por edhe do të përfitonin nga 12.500 euro për faktin se ishin skuadra të kryeqytetit. Por në kushtet aktuale, më të favorizuara janë skuadrat nga rrethet të cilat me mungesën e Dinamos dhe Partizanit, arrijnë që jo vetëm të ekzistojnë në Kategorinë Superiore, por edhe të marrin goxha para nga renditja e mirë e tyre. Gjërat mund të ndryshojnë, sepse Dinamo dhe Partizani me të gjitha gjasat do të rikthehen në Kategorinë Superiore, çka do të thoshte që një “pjesë e tortës” u largohet skuadrave të vogla nga duart.
Edhe Kupa në skemë
Zakonisht në shumë vende e drejta televizive shitet bashkë për Kupën dhe për kampionatin. Edhe në rastin e Shqipërisë, gjërat janë po kështu. Për Kupën e Shqipërisë nuk ka një shpërndarje skematike si për Kategorinë Superiore. Në tri vitet e fundit, gjithçka është bërë në bazë të një skeme, ndërkaq për Kupën e Shqipërisë klubet fitojnë bonusin prej 15 mijë eurosh, vetëm kur shkojnë në finale. Ka ndeshje që transmetohen dhe të tjera, që nuk blihen, kjo në varësi të kërkesës së televizioneve që ri-blejnë sinjalin.
Kategoria e Parë, ende jashtë
Kategoria e Parë është kampionati, i cili, ende nuk është futur dot në skemën e së drejtës televizive. Edhe pse është folur shumë për këtë problem dhe klubet janë gati, gjërat nuk është se kanë ndryshuar. Më së shumti, në këtë kategori është vepruar me ndeshje teke dhe ajo që mund të t’u interesojë televizioneve me pagesë, apo atyre pa pagesë. Gjithsesi, në të ardhmen edhe ky kampionat pretendohet të futet në këtë skemë, ndonëse do të duhet që të diskutohet për paratë dhe të gjenden të interesuarit për këtë kampionat. Faktikisht, në këtë kampionat, deri tani kanë qenë 14 deri 16 skuadra dhe shuma që mund të ofrohet, sigurisht nuk është shumë e madhe. Kjo do të thotë, se përfitimet, nuk pritet të jenë shumë të mëdha.
Ekipet më shumë të paguar për 2012-2013-ën, korçarët, tiranasit dhe durrsakët. Më pak të paguarit, skuadrat e fund tabelës
Skënderbeu dhe Tirana kampionët e përfitimeve, Besa më e “varfra”
Në listën e skuadrave që marrin para nga e drejta televizive, sigurisht që ka edhe ato që janë në krye dhe ato në fund të saj. Për dy vite me radhë Skënderbeu dhe Tirana janë dy klubet që kanë përfituar më shumë nga e drejta televizive. Fat, apo gjë tjetër, këto skuadra kanë marrë më shumë se 140,000 euro nga 600 mijë euro që është buxheti i të drejtës televizive. Kampionët këtë vit do të marrin 76.250 euro, 5.000 euro më shumë se një vit më parë.
Gjithçka, falë titullit dhe të qenit në finalen e Kupës së Shqipërisë, që humbën me bardheblutë në muajin maj, kur në stol ishte Stanislav Levi dhe president Agim Zeqo. Tirana, fituesja e Kupës së Shqipërisë përfiton këtë sezon 70,000 euro, 3750 euro më shumë, se një vit më parë. Skuadra kryeqytetase, mund të kishte marrë më shumë para se Skënderbeu, nëse do të ishte dalë e dyta në këtë sezon, por nuk ia doli, dhe kështu, duhet të kënaqet me ato i erdhën në arkën e saj. Nuk mbetet pas as Teuta, e dyta në kampionatin e vjetshëm, që merr 65.000 euro. Pas tyre, Kastrioti, Flamurtari e Bylisi, që marrim më shumë se 40,000 euro, duke qenë brenda gjashtëshes më të paguar të Kategorisë Superiore. Pjesa tjetër e kategorisë, merr më pak se 6 ekipet e para, por që nuk janë pak në krahasim me ato që merrnin vite më parë, pra asgjë. Nëse flasim për klubet që marrim më shumë, duhet të prekim edhe skuadrën që merr më pak. Meqenëse është e 14-ta në renditje dhe e fundit që fitoi sipas skemës, Kategorinë Superiore, Besa do të marrë 22,500 euro për këtë sezon nga imazhi, edhe pse është një skuadër, që ka goxha histori në futboll. Pak nga pak, ngjiten edhe skuadrat e tjera të që marrin pjesën e tyre.
Kampionati me 14 skuadra më pak euro për skuadra
Po të kthehesh pas në vite, kupton se në kampionatin me 12 skuadra, ekipet mbledhin më shumë euro. Mesatarisht, 3 skuadrat e para i kalonin 70 mijë eurot. Madje, ka vite që klube si Dinamo, Tirana, apo Vllaznia kanë kaluar edhe 80 mijë euro-shin. Një shumë goxha e madhe për buxhetet e skuadrave shqiptare, që jo vetëm nuk janë stabël, por edhe me shumë mungesë likuiditeti e të ardhurash.
Në Evropë vetëm Vllaznia ka përfituar mirë nga e drejta TV për ndeshjen me Napolin, rreth 200.000 euro. Besa kur u ndesh me Olimpiakosin arkëtoi 110.000 euro
Nga ndeshjet evropiane pak përfitime, shkak kundërshtarët dhe ecuria
Klubet shqiptare që marrin pjesë në Evropë këto vitet e fundit, nuk është se kanë përfituar shuma marramendëse nga shitja e së drejtës televizive. Të pakta, janë ato skuadra, të cilat kanë kaluar një qind mijëshen. Madje, këto klube numërohen me gishta. Tirana, Partizani, Besa e Vllaznia dhe ndonjë skuadër tjetër, kanë kaluar këto lloj shifrash. Besa kur u ndesh me Olimpiakosin për Europa League mori 110 mijë euro. Por, rekordin e mban Vllaznia, që kur u luajti me Napolin, thuhet se mori të paktën 200 mijë euro. Duket qartë, se gjithçka është e lidhur me kundërshtarin, që skuadrat tona, kanë përballë, por edhe ecurinë e tyre e fuqinë për të arritur deri tek skuadrat e mëdha, që normalisht të japin shifra marramendëse për të drejtën televizive.
Bota sipas fuqisë së kampionatit, por luhet me 9 zero eurosh
Të ardhurat nga e drejta televizive në kampionatet e Evropës janë një burimi më i madh për financimin e klubeve. Shqipëria, tani që flasim nuk i kalon të 1 milion eurot, por në kampionatet e mëdhenj flitet për shifra me 9 zero(në euro). Për shembull, në Angli për sezonin 2010-13 shpërndahen 1,7 miliardë paundë dhe 3 miliardë për periudhën 2013-16. Ekspertët e kësaj fushe pranojnë se kjo është një rritje e ulët në krahasim me rrogat e lojtarëve të Premierligës. Por në kontinentin Evropian, gjërat janë ndryshe sepse ato shkojnë nga 2 deri në 6 miliardë paundë. Gjithsesi, këtu flasim për kampionatet elitarë sepse ata të dorës së dytë dhe të tretë, siç është Kategoria Superiore kanë pak a shumë këto shifra që përfiton kampionati ynë.
Në vitin 2009 një risi, solli ndryshime të mëdha në shitjen e imazhit. Ndërmjet klubeve dhe kompanisë "UFA Sports", u arrit një marrëveshjes për shifrat financiare për transmetimin e aktivitetit më të rëndësishëm në vend falë edhe ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila asaj kohe, miratoi 300 mijë euro kontribut shtesë, për arkat e skuadrave
Nga kaosi, tek 2009-ta, e drejta TV shitet si paketë
Para se një kompani private t’i drejtohej FSHF-së dhe të sillte një ofertë për imazhin e Superiores, klubet bënin me kokën e tyre. Nëse kishte ndonjë të interesuar, atëherë ata bënin një marrëveshje pa ndonjë përfitim afatgjatë, por vetëm për momentin. Ky ishte një mekanizëm, që nuk u sillte asgjë të mirë si klubeve, federatës, por edhe futbollit në tërësi. Nga viti 2000 kur hyri koncepti i përfitimit për të drejtën televizive për ndeshjet e kampionatit, klubet shqiptare e shisnin të drejtën televizive në mënyrë të pavarur, duke mos qenë të organizuara mirë, përfitonin shumë më pak, nëse do të ishin të gjitha bashkë, duke zbatuar një praktike të ngjashme me vendet e tjera, që do t’u siguronte të ardhura të mjaftueshme nga e drejta televizive.
Por, pas këtij kaosi, në vitin 2009 erdhi një risi, që solli ndryshime të mëdha në organizimin e klubeve, në këtë drejtim. Ndërmjet klubeve dhe kompanisë "UFA Sports", u arrit një marrëveshjes për shifrat financiare për transmetimin e aktivitetit më të rëndësishëm në vend falë edhe ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila asaj kohe, miratoi 300 mijë euro kontribut shtesë për arkat e skuadrave. Në total, ishin 11 ekipe që pranuan kushtet e ofruara. Jashtë mbeti Dinamo, që preferoi t’i shiste individualisht takimet e kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë, por që pas një viti u bashkua me ekipet e tjera. Akordi, parashikonte bashkëpunim trevjeçar, e klubet elitare të përfitonin 600 mijë euro në sezon. Gjysma e kësaj shifre ishte ofruar nga kompania gjermane, e cila është pjesë e "RTL Group", ndërsa 300 mijë euro do të shpërndaheshin nga federata. Skuadra që përfitoi më shumë nga bashkëpunimi me UFA-n, për shitjen e së drejtës televizive ishte Tirana. Të ardhurat e kampionëve në fuqi, aso kohe kapnin kuotën 82.500 euro.
Në vendin e dytë, Vllaznia (nënkampione e vendit) me 70 mijë euro, ndërsa i treti është Flamurtari (65 mijë euro). Pas vendit të katërt të lënë bosh nga Dinamo, përfituese e një tjetër shifre të lartë ishte Teuta: në arkat e "djemve të detit" do të kalojnë 60 mijë euro. ndërkohë, Apolonia, Besa dhe Shkumbini janë në nivel të barabartë, me 50 mijë euro të ardhura nga kjo marrëveshje. Skënderbeu, Laçi, Gramozi dhe Kastrioti, katër skuadrat që në fillim të këtij sezoni u ngjitën në Superiore do të marrin nga 27.500 euro secila. Që prej 2009-s e deri më sot kjo skemë është vënë zbatim.