e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shtypi gjerman: Greqia do dale nga Eurozona

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shtypi gjerman: Greqia do dale nga Eurozona
Gazeta gjermane “Deutsche Wirtschafts Nachricthen” e bën fakt të kryer daljen e Greqisë nga Eurozona. Gazeta gjermane “Deutsche Wirtschafts Nachricthen në një shkrim të saj me titull, “U ra dakord për daljen e Greqisë”, gazeta shkruan se burimet janë marrë nga zyrtarë të Europës dhe BQE-s. Sipas këtyre burimeve, Greqia nuk do të jetë më pjesë e Eurozonës.

Por, ajo që të bën përshtypje është fakti se sipas kësaj gazete, dalja e Greqisë nga euro nuk lidhet me zgjedhjet e 17 qershorit. Këtu sqarohet se është marrë vendimi të mos financohet më Greqia, pasi nuk ka arritur asnjë nga qëllimet nga reformat e ndërmarra, duke filluar që me memorandumin e parë. Paralelisht, vihet në dukje se edhe pse iu dha kohë e mjaftueshme, rezultatet që ka regjistruar trojka, nuk ishin të pëlqyeshme dhe misioni u cilësua i pamundur. Por në këtë shkrim përmenden edhe deklaratat e ish-kryeministrit, Luka Papadimos, i cili tha në mënyrë indirekte u shpreh se Europa po përgatitet për daljen e Greqisë nga Eurozona.