e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shtubina: Ndjesë tifozëve, ja biseda pas ndeshjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shtubina: Ndjesë tifozëve, ja biseda pas ndeshjes

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, dhe gjithë ekipi kuqeblu, menjëherë pasi ka përfunduar sfida me Kukësin, kanë rendur kësaj here jo për t'u përshëndetur me tifozët shkodranë, por më shumë për t'u kërkuar atyre falje për rezultatin e arritur.Vllaznia-Kastrioti-2-1-Shtubina-ne-mbulimin-e-Shetes-dhe-Abrahamit-godet-dhe-shenon-1024x642 Shtubina ka qenë iniciatori që ka thirrur të gjithë lojtarët për të shkuar pranë grupimit "Vllaznit Ultras". Madje, ai ka qenë i vetmi që edhe pas refuzimit të tifozërisë, është afruar dhe ka kontaktuar me ta.

"Natyrisht që çdo lojtar apo çdo trajner e drejtues kërkon një rezultat pozitiv e sidomos në këto momente që ne ndodhemi. Por e di fort mirë, që ashtu siç edhe ne, të njëjtën gjë duan edhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Unë thjesht u kam thënë të na falin dhe të na kuptojnë se ky ishte fati ynë në këtë ndeshje. Prandaj, falja që u kërkuam tifozëve ishte më minimalja që mund të bënim", ka thënë fillimisht kapiteni për "Panorama Sport".

Problemet - Ecuria e Vllaznisë në startin e këtij viti ishte tepër premtuese. Fitorja ndaj Skënderbeut dhe barazimi në Shkodër ndaj Partizanit ngrohu mjaft atmosferën në kampin shkodran, por tani gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

"Dëmtimet e gjendjet gripale kanë pasur ndikimin e tyre. Unë mendoj se ne kemi bërë ndonjë paraqitje jo të duhur në këto javë, por pjesën tjetër them se jemi paraqitur mirë, pavarësisht rezultateve. Besoj dhe shpresoj se me pak fat do kthehemi te rezultatet pozitive sërish", shtoi Shtubina.

Vazhdimësia - Vllaznia ka një përballje të lehtë në letër, por jo të tillë në Pukë ndaj Tërbunit vendas. "Unë mund të them se ne jemi në një luftë të vazhdueshme për mbijetesë, kjo derisa ndodhemi në një pozicion të tillë. Por, unë mendoj se ashtu siç edhe kundërshtarët tanë direkt që kemi, Flamurtari, Bylis e Tërbuni, do të mundohemi që të arrijmë maksimumin e pikëve në radhë të parë ndaj njëratjetrës. Unë mendoj se që në takimin me Tërbunin që kemi të mërkurën, ekipi do të kërkojë që të marrë fitoren", ka thënë Shtubina.