e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shtrohet me urgjence ne spital Sabri Godo

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shtrohet me urgjence ne spital Sabri Godo
Politikani Sabri Godo është shtruar me urgjencë në spital mesditën e sotme. Ai është shtruar në reaminacionin e Sanatoriumit.Mësohet se Godo vuan prej shtatë muajsh nga një sëmundje në mushkëri. 82-vjecari Godo mban aktualisht postin e kryetarit Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991.

Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Vetëm pak ditë, një tjetër personazh i njohur, Leka Zogu, u shtrua në spital, por tashmë gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe e ka kaluar rrezikun.