e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gazsjellesi Transdriatik ne Shqiperi, investime ne fushen e energjise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gazsjellesi Transdriatik ne Shqiperi, investime ne fushen e energjise
Projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë do të kushtojë 1 miliardë euro dhe do ndikojë në rritjen e investimeve në fushën e energjisë.  Siç u theksua gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ky projekt do të sjellë pwrfitime të shumta për Shqipërinë, siç është sektori i punësimit.

Gjatë takimit të ministrit Nasip Naço me ekspertë të fushës dhe me përfaqësues të TAP, ministri u shpreh se në kuadër të bisedimeve është bërë i mundur përfarimi i legjislacionit.

Nga ana e tyre vetë përfaqësuestit e TAP deklaruan se ky projekt do t’i shërbejë zhvillimeve dhe investimeve në fushën e enërgjisë në Shqipëri. Duke argumentuar  se kalimi i tubacionit në Adriatik ndodh në pikë kalimi të favorshme, në thellësi 800 metër, vend dalja bëhet në vend të favorshëm dhe ofron mundësinë e rritjes së kapacitetit transportues.

“Shqipëria do luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit të gazit. TAP do kontribuojnë në ekonominë shqiptare, me investimeve dhe në fushën e energjisë”- u shprehen përfaqësuesit e TAP.