Shqiptari tjeter i Juventusit, Francesko Tahiraj: Shqiperia sdi te mbaje talentet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në lidhje me refuzimin e papritur që Elvis Kabashi i ka bërë kombëtares shpresa, ka dashur të flasë dhe sulmuesi i kategorisë e para të rinjve të Juventusit, Françesko Tahiraj. Vlonjati i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë mendimin e tij në lidhje me vendimin e mesfushorit tiranas, duke e cilësuar atë si pjesërisht të gabuar dhe pjesërisht të saktë.
“Unë e njoh shumë mirë Elvisin dhe kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, duke qenë se jemi të dy shqiptarë që luajmë për ngjyrat e Juventusit. Nuk dua të gjykoj vendimin që mori, pasi në fund të fundit është zgjedhja e tij, por mendoj se ky vendim është sa i gabuar aq edhe i drejtë. Do të thosha i drejtë pasi Shqipëria nuk di t’i mbajë lojtarët e mirë dhe t’i stimulojë ata, dhe njëkohësisht e gabuar, sepse ashtu si mua dhe si ju, ai është shqiptar.
Por siç e thashë në fillim, është zgjedhja e tij dhe duhet respektuar.”
Futbollisti i ri i Juventusit, shkon edhe më tej, pasi deklaron se talentet shqiptare që luajnë jashtë shpesh herë nënvlerësohen dhe shikohen me sy tjetër në kombëtare.
“Mendoj se Shqipëria nuk di ti mbaj lojtarët e mirë dhe në një farë mënyrë nuk i meriton ata për mënyrën se si u sillet. Po marr një shembull veten time këtu por gjithmonë pa dashur të krijoj polemika. Unë u grumbullova herën e fundit me kombëtaren U-17 dhe nga tre ndeshje u aktivizova vetëm një.
Unë i respektoj vendimet e trajnerit, por unë udhëtoj dhe heq dorë nga stërvitja me Juventusin, akademinë më të madhe të lojtarëve në Itali, dhe është paksa zhgënjyese të luaj vetëm një ndeshje. Sipas jush, kush është më i mirë, një që luan me një ekip shqiptar, kushdoqoftë ai ekip, apo dikush që luan me Juventusin.
Më duket se pyetja është retorike.”
Ndërsa, i pyetur nëse ekziston mundësia e presionit nga klubi ose nga Federata Italiane e Futbollit, Tahiraj shprehet se nuk ka ndodhur ndonjëherë që Federata Italiane të bëjë presion te klubi ose te lojtarët që të veshin fanellën e kaltër.
“Jo, absolutisht. Mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë, dhe me aq sa kam dëgjuar nuk ka bërë vaki që Federata ose më keq klubi të ushtrojë presion ndonjë lojtar që të luajë më kombëtaren Iialiane. Është gjithmonë lojtari që vendos me kë do luajë dhe vendimi i tij respektohet në maksimum.”