Shqiperia zbret nje vazo per Euro 2016
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse nuk është përfundimtare, Shqipëria e Xhani De Biazit ka humbur një vazo për shortin e Euro 2016-s. Po është mëse e vërtetë. Kuqezinjtë e drejtuar nga italiani tani që flasim janë në vazon e 5-të shortit, duke humbur një vend të privilegjuar, të cilin e kishin fituar pas shumë vitesh mund dhe rezultatesh të mira. Aktualisht, Shqipëria është skuadra që ka zbritur një vazo. Kuqezinjtë janë të 38-ët në renditjen e përgjithshme edhe pse kanë qenë të 32-ët në shortin e fundit. Aktualisht kemi 17191 pikë dhe të pozicionuar një vend para Bullgarisë që është skuadra e parë e vazos së pestë të shortit për Euro 2016-ën.
Një zbritje goxha e madhe kjo e Shqipërisë që kishte arritur që të kapte vazon e 4-rt që i dha shortin e fundit kualifikues me ekipe si Islanda, Qipro apo Sllovenia që realisht janë më të dobëta para kuqezinjve. Pra një regres në statistika që kanë ndikuar drejtpërdrejt tek Shqipëria e cila tani duhet të djersitë shumë për t’u kthyer sërish tek vazoja katër e arritur me shumë mund nga Shqipëria në eliminatoret e Josip Kuzhesë. Faktikisht për shumë vite skuadra përfaqësuese ka pasur si qëllim kalimin e një vazoje në eliminatore dhe ku lajm i fundit ka bërë që sërish ne të jemi poshtë dhe të kemi shumë kundërshtarë të fortë për kualifikueset e Euro 2016-s që është një shans i artë për Shqipërinë. Në këtë Europian do të kualifikohen 24 skuadra si asnjëherë tjetër dhe Shqipëria nëse ka një short të mirë, që varet drejtpërdrejt nga vazot mund të bëjë realitet ëndrrën për të kaluar në një kompeticion të madh.
Në këtë moment që flasim dhe me pak më shumë se 17 mijë pikë, duhet të mos humbasim në ndeshjet kualifikuese të botërorit. Ato janë baza që ndikon direkt në llogaritjet për formimin e vazove. Sipas specialistëve të UEFA-s për të qenë i sigurt në vazon e katërt, duhet të kesh përafërsisht 19 mijë pikë. Gjithsesi ndoshta edhe më pak mund të bëjnë punë. Pra kuqezinjve që ende luftojnë për një vend në botëror, duhet të marrin rezultate sa më të mira në ndeshjet kualifikuese që ka nga marsi e në vazhdim. Ato janë 40 % e pikëve që ne kemi mundësi të marrin. Nëse ia arrijmë të fitojmë ndeshjet në Shqipëri në eliminatore, atëherë me të gjitha gjasat si edhe dy vite më parë do të jemi në vazon e katër për shortin e Euro 2016-s. Dhe një kualifikim i mundshëm në botëror, i ëndërruar nga të gjithë do të ishte padyshim, vazoja e tretë ose e dytë.