E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shqiperia, ne vendin e 89-te per konkurrencen ekonomike

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqiperia, ne vendin e 89-te per konkurrencen ekonomike
Zvicra qëndron në krye si vendin me ekonominë më konkurrues për të katërtin vit radhazi ndërkohë që SHBA-të vazhdojnë të “rrëshqasin”. Studimi i Forumit Botëror për Ekonominë ka publikuar renditjen e 144 vendeve duke ekzaminuar 113 indikatorë nga të dhëna zyrtare dhe pyetësorët.

Ashtu si edhe vitin e kaluar 10 vendet e para dominohen nga ato Evropiane. Në krye qëndrojnë Zvicra, Finlanda, Suedia, Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe. Përveç SHBA-ve mes 10 më të mirave qëndrojnë tre vende aziatike, Singapori, Hong Kongu dhe Japonia.

SHBA-të megjithëse ekonomia më e madhe në botë ka humbur dy vende në krahasim me një vit më parë, para saj kanë kaluar Holanda dhe Gjermania. Sa i takon Shqipërisë, ajo renditet në vendin e 89-të, duke lënë pas nga vendet e rajonit Serbinë, e cila gjendet në vendit e 95. Sa u takon vendeve të tjera të rajonit, Bosnje-Hercegocina qëndron një vend më lart se Shqipëria, Kroacia në 81, Maqedonia 80, Rumania 78 dhe Mali i Zi 72. 

Sipas këtij raporti Shqipëria ka një popullsi prej 3.3 milionë banorë dhe me një GDP 12.8 miliardë dollarë. GDP për frymë është 3.992 dollarë. Si problemet më të mëdha në të bërit biznes në Shqipëri vlerësohen, aksesi për të financuar, korrupsionit, burokracia dhe norma e taksave.