e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

15 vjetori i vdekjes, Kuvendi homazh per Nene Terezen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
15 vjetori i vdekjes, Kuvendi homazh per Nene Terezen
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me homazhe për Nënë Terezën me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të misionares Shqiptare. Kryetarja e Parlamentit hapi seancën duke u shprehur se Gonxhe Bojaxhiu u bë nëna e gjithë botës dhe puna e saj vazhdon të inspirojë miliona njerëz në botë. “Murgeshën e vogël, nobelisten e madhe, Ati i Shenjtë vendosi ta shpallë të lumnume.

Pati 122 mirënjohje ndërkombëtare për Nënë Terezën. Ajo u bë nëna e gjithë botës.” – u shpreh Topalli. Kryetarja e Parlamentit  deklaroi  më tej “Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të kujtohen burrat dhe gratë që lindën kombin dhe Gonxhe Bojaxhiu është një prej tyre.”

Ndërsa Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se Nënë Tereza ka lartësuar emrin e shqiptarëve në një kohë kur regjimi komunist bënte të kundërtën. “T’i themi asaj me gjithë zemër, Faleminderit!

Nënë Tereza na dhe nder kur nuk e kishim, kur në botë nga një regjim barbar përcillnim lajmet më të përcudnuara, më poshtëruese, kur në një histeri të paparë rrënonim kisha dhe tempuj të shenjtë. Faleminderit që nuk e mohove origjinën tënde.”. u shpreh Kryeministri. Sipas Berishës kombi në këtë 100-vjetor pa Nënë Terezën do të ishte jetim. Ajo kurdoherë ishte krenare për kombin e saj.