e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiperia kerkon fitore, me dy sulmues kunder Islandes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiperia kerkon fitore, me dy sulmues kunder Islandes

Kombëtarja Shqiptare ka zbarkuar ditën e djeshme në Islandë për të zhvilluar mbase ndeshjen finale të këtyre eliminatoreve. Udhëtimi i kuqezinjve nga kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjanë për t’u ndalur në një një kryeqytet tjetër evropian, Rejkjavik ka zgjatur plot katër orë dhe ka qenë disi rraskapitës për lojtarët dhe stafin kuqezi. Disa tifozët kuqezi i kanë shoqëruar gjatë udhëtimit, ndërsa të tjera i kanë pritur në Rejkjavik. Tifozët kuqezi nuk do të braktisin ekipin në këtë ndeshje vendimtare, ku besohet se fitorja do ta rikthejë Shqipërinë në kursin e duhur, drejt një kualifikimi të mundshëm. Pak orë pas mbërritjes në Rejkjavik, pasi janë sistemuar në hotelin ku skuadra jonë përfaqësuese do të qëndrojë deri të mërkurën, trajneri De Biazi  ka dhënë një konferencë shtypi, ku vlerësoi rëndësinë që ka kjo ndeshje dhe domosdoshmërinë e fitores, si një ndër shanset e fundit për të shpresuar tek kualifikimi historik. Në ora 19:00 (21.00 ora jonë lokale) Shqipëria zhvilloi një seancë stërvitje në stadiumin e kryeqytetit islandez, ku do të përballet sot me vendasit.

Në ndryshim nga ndeshja e fundit me Slloveninë, trajneri Xhani De Biazi pritet të zbresë në fushë sot ndaj Islandës dy sulmues, Hamdi Salihin dhe Edgar Çanin. Kjo për faktin se kuqezinjtë do të luajnë kartat e fundit të kualifikimit. Hamdi Salihi pritet të luajë nga minuta e parë dhe do të zërë vendin e Ansi Agollit, të skualifikuar pas kartonit të verdhë që mori në Slloveni. Andi Lila do të spostohet në vend të Agollit, në të majtë të mbrojtjes, për t’i hapur rrugë aktivizimit të Salihi në sulm. Berisha do të luajë në portë, dhe Cana e Teli me Lilën në mbrojtje. Bulku, Basha, Roshi, Rama, Kaçe në mesfushë, Salihi dhe Çani pritet të jenë në sulm