Shqiperia e komunizmit ne udhetreguesit e rrugeve ne Maqedoni
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Republika Popullore e Shqipërisë është një tabelë treguese e komunikacionit në periferi të Ohrit, e cila akoma qëndron në aksin më të frekuentuar rrugor. Treguesi në përmasa të mëdha gjendet pikërisht në aksin rrugor Ohër – Shën Naum-Tushemishtë. Autoritetet e Ohrit theksojnë se përgjegjësia për këto shenja të komunikacionit bie mbi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo tabelë është vendosur që para viteve të 90-ta, ndërsa ajo për disa vite vazhdon të shërbej si pikë orientuese për të udhëtuar drejt kufirit të shtetit shqiptar. Tek kalimtarët nuk bën përshtypje ky rast, pasi që ata më shumë theksojnë se shërbehen për të vajtur në destinacionin e duhur. Autoritetet e Ohrit bëjnë të ditur se së shpejti do të ndërmarrin masa për të evituar këtë lëshim në rrugët e këtij qyteti turistik.