Dritan Priftit, denoncuesit te aferave te pushtetit, i hiqen truprojat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nuk dihet nëse Dritan Prifti do t’i ketë më truprojat që iu vendosën sapo ai denoncoi skandalin me naftën virgin apo dhe nxori videoregjistrimin me ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta, pasi dy prej tyre nuk janë paraqitur dje në detyrë. Madje, truprojat i kanë thënë zotit Prifti se ata janë urdhëruar nga eprorët se nuk do të jenë më në shërbim për ruajtjen e tij të afërt. Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, të kërkojë komunikim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Hysni Burgaj, i cili, sipas zotit Prifti, nuk i është përgjigjur as telefonatës dhe as mesazhit të tij. I pyetur në telefon nga “Shqip”, zoti Prifti ka deklaruar se “e shoh këtë si një presion para gjykimit të nisur në Gjykatën e Lartë”.
Në ruajtje të Dritan Priftit ishin vetëm dy persona, por nuk është e sigurt nëse ata do të jenë ende në shërbimin e tij. Ky ndryshim i papritur në ruajtjen e dëshmitarit të drejtësisë, Dritan Prifti, ndodh pikërisht pak ditë përpara nisjes së gjyqit të rëndësishëm ndaj Ilir Metës. Është caktuar nga Kolegji Penal se zoti Dritan Prifti do të dëshmojë ditën e premte në Gjykatën e Lartë për videon e Metës, regjistruar nga vetë ai. Ndaj kjo lëvizje për të hequr truprojat duket si një mjet presioni që i bëhet atij në prag të kësaj dëshmie. Dëshmia e Priftit po pritet me shumë interes, pasi ajo do të jetë e rëndësishme për të parë se si do të vijohet me videon e Metës.
Disa herë Prifti ka deklaruar se ndihet i kërcënuar dhe për këtë arsye nuk mund të flasë për të tjera fakte të rënda korruptive të qeverisjes aktuale. Ai denoncoi në një emision televiziv aferën e naftës virgin, për të cilën pati disa të arrestuar, kryesisht biznesmenë.
Ish-ministri i Ekonomisë ishte marrë nën mbrojtje dhe policia i kishte caktuar atij katër truproja që pas denoncimeve për skandalet e rënda. Por pasi ka kaluar pak kohë, atij i janë hequr dy truproja. Ndërsa tani duket se nuk do i ketë më as dy truprojat e tjera.