'Shqiperia do te tentoje te na vere ne prove'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Loran Blank vlerëson se një ekip si Shqipëria jo vetëm që do të jetë i vështirë, por ka ende shanse teorike për t’u kualifikuar, po ashtu si Rumania. “Është gjithnjë e ndërlikuar të luash në fusha të tilla, tha ai. Ata na vlerësojnë shumë, por njëkohësisht do të bëjnë çmos që të na mundin, pasi duhet të ndjekin ende shansin e tyre për t’u kualifikuar”. Tekniku francez kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij për ndeshjen e radhës me kuqezinjtë, ku ai parashikon krijimin e situatave të vështira me kalimin e minutave. “Duhet të jemi të përgatitur për turbulenca të mëdha, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë, do të jenë ndeshje shumë të vështira”, mbylli prononcimin e tij trajneri i Francës. “Gjelat” kryesojnë momentalisht Grupin D me 13 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, ku kanë një bilanc prej 4 fitoresh, një barazimi dhe një humbjeje (atë ndaj Bjellorusisë).