Shqiperi-Zvicer, lirohen hapesirat rreth stadiumit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ne prag të ndeshjes me Zvicrën, stadiumi "Qemal Stafa" të paktën në hyrje do të ketë më shumë imazhin e një stadiumi. Të premten ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë urdhër për të hapur pjesën e hyrjes së stadiumit, duke çmontuar parkingun, i cili prej mëse dy vitesh bllokonte dhe degradonte akoma më shumë pamjen e hyrjes së "Qemal Stafës"
Ndërkohë, duke parë shirat e ditës së premte, na kujtohet ajo përmbytje e fushës së stadiumit tonë në ndeshjen me Islandën, por, për ndeshjen e sotme me Zvicrën duket të jenë marrë të gjitha masat, duke zëvendësuar një pjesë të tapetit.