Shqiperi- Qipro, pa fishekzjarre dhe flamuj ne stadium
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Qipros ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Gjatë një deklarate për mediat zëdhënësja e policisë njofton se gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara në stadium. Pra sipas saj nuk do të lejohen tifozët në stadium të kenë me vete sende të forta, fishekzjarre, flamuj apo parrulla me mbishkrime të papërshtatshme.
Gjithashtu duke filluar nga ora 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini” si dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri Ura e Lanës.
Po në të njëjtën orë do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga “Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën “Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin “Nënë Tereza” si dhe Rruga “Dervish Hima” që të çon drej stadiunimit “Qemal Stafa”.