e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shpetojne te arratisurit, policia zbulon kasollen ku fshiheshin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shpetojne te arratisurit, policia zbulon kasollen ku fshiheshin

Policia greke pretendon se ka gjetur një vendstrehim të të arratisurve nga burgu i Trikallas, të cilët përndiqen prej më shumë se 3 muajsh për tu vënë në pranga. Ndërsa policia greke ekzekutoi barbarisht xhaxha e nip, Flamur dhe Edison Lika, të cilët u vranë pa paralajmërim, tashmë mësohet se janë zbuluar edhe gjurmët e grupit tjetër që ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëm dy prej tyre apo janë të gjithë të arratisurit, grupi prej 6 të dënuarish për krime të rënda. Website të ndryshme greke kanë lëshuar akuza të forta ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj viktimave të sulmit të policisë greke, duke i quajtur edhe vrasës serial. Gjithashtu një etiketim të veçantë kanë rezervuar për atë që konsiderohet edhe “koka” e sipërmarrjes së arratisjes, Marian Kola.

Mediat nënvizojnë një aktivitet të të riut që në moshë të vogël të nisur në tokën greke, duke pasqyruar edhe akte horror të kryera prej tij, ndërsa nëpër blogje të ndryshme thirrjet anti-shqiptare janë thuajse ekstreme. Operacioni Megjithatë operacioni i policisë greke ka hyrë në ditën e 8-të të tij dhe zhvendosja e tyre është thuajse në kufirin tonë me Greqinë. Sipas të dhënave që vijnë nga pala greke, është zbuluar një tip kasolleje, në të cilën dyshohet se janë parë së fundmi Marjan Kola dhe Ilir Kupa. Sipas të dhënave denoncimi është kryer nga një grup fëmijësh të cilët kanë parë shqiptarët të qëndronin në pyll, por që momentin kur policia greke është afruar zonën Stilia Doridhas, aty janë gjendur vetëm disa shenja por asnjë gjurmë tjetër ku mund të pretendohet se kanë qëndruar shqiptarët.

Gjithashtu edhe nga pala jonë, masat vazhdojnë të jenë të njëtrajtshme për gjatë gjithë kufirit, ndonëse ende nuk kanë asnjë lloj informacioni për kalimin e shqiptarëve të rrezikshëm në tokën tonë. Policia ka thënë për mediat vendase ditën e djeshme që dy prej 6 personave të mbetur tashmë, në arratinë e bujshme, mendohet të jenë ndarë prej ditësh, mirëpo ende nuk bëhet e qartë se kush është në shoqërinë e Kolës. Gjenden gjurmë të shqiptarëve Në Greqi flitet prej shumë javësh vetëm për përplasjen e policisë me personat që u arratisen nga burgu i Trikallas në fundmarsin e këtij viti. Ndërkohë që gjatë përplasjeve me armë mes tyre dhe policisë vendase kanë humbur jetën nga plumbat një kalimtare e rastësishme si dhe në një postbllok u vra një efektiv policie.

Të dy viktimat i faturohen grupit të të arratisurve, ndërsa ndjekja tashmë thuajse është bërë e përditshme me mjete tokësore dhe ajrore e deri në përdorimin e kamerave termike. Dyshohet se shqiptarët janë njohës të mirë të rrugëve këmbësore e për pasojë policia greke e ka të vështirë të mësyjë zonat që janë të mbuluara nga pyjet. Mediet greke kanë publikuar ditën e djeshme foto nga vendi, ku dyshohet se janë strehuar dhe fshehur shqiptarët e arratisur, të cilët po ndiqen nga policia.

Në foto duket një shtëpi e vjetër e braktisur dhe hambari i saj, ku ndodhen ende disa sende që besohet të jenë përdorur nga të kërkuarit e policisë. Kjo shtëpi ndodhet në zonën e Stilia Doridhas në vendin e quajtur Tapasi, dhe ishte mbuluar me degë e gjethe për të mos u zbuluar nga largësitë që të mos bëjë dallim nga zona me bimësi. Sipas të dhënave, patrullat dhe postblloqet policore janë përqendruar në një zonë 15-20 km larg kufirit greko-shqiptar, ndërsa 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë informacion për rënie në gjurmët e të arratisurve.