e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shpërthen Muriqi, dopieta e radhë në Turqi me Giresunspor

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpërthen Muriqi, dopieta e radhë në Turqi me Giresunspor

muriqiSulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi po kalon një moment fantastik në karierrën e tij.

Ish-futbollisti i Teutës dhe Kombëtares U21 ka realizuar sot dy gola për skuadrën e tij të Giresunspor barazimin ndaj Kaiseri Erceijspor ndeshje që ka përfunduar në shifrat përfunduar 3 - 3.

Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës shumë shpejt, që në minutën e 6-­të duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që shënon edhe golin e dytë në minutën e 18­-të.

Muriqi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 40-­të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0, por pjesa e dytë flet e gjitha për miqtë që barazojnë gjithçka.

Ky ishte goli i 16­-të për Muriqin në ligën kampionat. Skuadra ku aktivizohet futbollisti shqiptar ka 37 pikë në tabelën e klasifikimit duke u renditur në vendin e 7­-të.