Shperthen Kasano: Nuk i dua 'gay'-t ne kombetare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Antonio Kasano flet për gjithçka nga Polonia, që nga kombëtarja, detyra që ka për Mario Balotelin, homoseksualët në ekip, si edhe të ardhmen te Milani. Lojtari shprehet se ai është në Evropian falë një mrekullie, nisur nga problemet shëndetësore që pati. E tani kërkon që të luajë si protagonist. Flet për shokun tij në repartin e sulmit, Mario Baloteli, për të cilin duhet të bëjë rolin e kujdestarit, por edhe për Antonio si Natalen, “snajper” përpara portës.
Më pas, “bomba” vjen kur flet për Milanin. Kasano nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndrojë në ekip dhe shprehet se shitja e Tiago Silvës është një krim. Për më tepër, për kuqezinjtë do të ishte e pamundur që të luftonin për Ligën e Kampioneve dhe kampionatin. “Para ndeshjes me Spanjën, isha i emocionuar. Nuk e besoja që mund të isha në Evropian, pas asaj që më ndodhi. E bëra në brekë, nga frika. Kur rrezikon të vdesësh, gjërat i merr në një tjetër kontekst. Mora një dhuratë nga lart, edhe pse nuk jam besimtar”, tha Kasano. Sulmuesi shtoi se do të jetë protagonist në këtë turne. “Ndërsa për të ardhmen nuk e di, në fillim do të luaj Evropianin”. Mendimi i tij për homoseksualët në përfaqësuese: Nëse ka homoseksualë në kombëtare, është problemi i tyre. Unë uroj që të mos jenë. Nuk do të më pëlqente shumë një gjë e tillë.
Baloteli - “Më vjen keq që me ne nuk është Xhusepe Rosi. Sa i përket gabimit të Balotelit, më tha që do më pasonte, por mund të gjuante fort”. Kasano flet për marrëdhëniet me sulmuesin problematik. “Më kanë thënë që unë të jem kujdestari i tij. Shikoni si kanë shkuar punët- bën shaka ai. – Kam një marrëdhënie të mirë me të, brenda e jashtë fushës. Kemi luajtur pak, por mund të përmirësohemi.
Di Natale - Barezi flet më pas edhe për Antonio di Natalen. “Atij i jep topin dhe bën gol, është një snajper. Me të kaloj kohën e lirë këtu në grumbullim. E kam në dhomën ngjitur, në hotel. Etiketat, si lojtar që gabon ndeshjet e mëdha, i jepni ju gazetarët. Unë dhe Baloteli cilësohemi si të “luajtur”. I pyetur nga gazetarët nëse preferon të luajë me Marion, apo me Di Natalen, Kasano përgjigjet: Kujtoni se do t’jua them. Mua më intereson vetëm të luaj vetë”. Sulmuesi i të kaltërve flet për debatin me Iker Kasijasin, pasi e pengoi. “Kam lindur i lodhur, e rroj për të pushuar. Kështu që Kasijasin e pengova që mos të vinte topin në lojë shpejt. Por, asgjë më shumë, kemi qenë shokë ekipi”. Barezi tregon se ende nuk është në formën e tij më të mirë dhe se aktualisht mund të japë 70 minuta në gjendjen e tij më të mirë.