Shpallet lista me 23 kandidatet per Topin e Arte prijne Mesi-Ronaldo

Shpallet lista me 23 kandidatet per Topin e Arte, prijne Mesi-Ronaldo

FIFA dhe “France Football“ publikuan listën e 23 futbollistëve dhe 10 trajnerëve që do të pretendojnë fitoren e Topit të Artë në ceremoninë që do të zhvillohet në 11 janar të vitit 2016.
 
Treshja e sulmit të Real Madridit “BBC” dhe ajo e Barcelonës “MSN” janë të përfshirë në listën e 23 kandidatëve përfundimtarë për fitimin e “Topit të Artë” 2015.
 
Në listën e kandidatëve për Topin e Artë, Barcelona përfaqësohet me 6 lojtarë, treshja e magjishme që i dhuroi trofeun e Champions League Messi-Neymar-Suarez edhe Iniesta, Rakitic e Mascherano.
 
Pas kampionëve të Europës renditet Reali i Madridit me 5 kandidatë: Ronaldo, Benzema, Bale, Kroos dhe James Rodriguez.
 
Bayerni i Mynihut përfaqësohet nga Levandovski, Muller, Neuer dhe Robben.
 
Edhe tre lojtarët e Manchester Cityt, Sergio Aguero, Kevin De Bruyne dhe Yaya Toure janë përfshirë në listën e kandidatëve.
 
Juventusi, finalist i edicionit të kaluar në Champions League përfaqësohet nga Pogba dhe Vidal, por që tashmë është pjesë e Bayernit.
 
Seleksionimi do të vazhdojë dhe pas pak javësh do të shpallen emrat e tre finalistëve, që sipas të gjitha gjasave do të jenë Ronaldo, Neymar dhe Mesi, me argjentinasin favorit për të fituar për herë të pestë Topin e Artë.
 
Përsa u përket trajnerëve 10 pretendentët janë Luis Enrique, Massimiliano Allegri, Unai Emeri, Pep Guardiola, Laurent Blanc, Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho.
 
 
Lojtarët kandidatë për Topin e Artë:


Sergio Agüero (Manchester City), Gareth Bale (Real Madrid), Karim Benzema (Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain), Andres Iniesta (FC Barcelona), Toni Kroos (Real Madrid), Robert Leëandoëski (Bayern Munchen), Javier Mascherano (FC Barcelona), Lionel Messi (FC Barcelona), Thomas Müller (Bayern Munchen), Manuel Neuer (Bayern Munchen), Neymar (FC Barcelona), Paul Pogba (Juventus), Ivan Rakitic (FC Barcelona), Arjen Robben (Bayern Múnchen), James Rodriguez (Real Madrid), Alexis Sanchez (Arsenal), Luis Suarez (FC Barcelona), Yaya Touré (Manchester City) dhe Arturo Vidal (Bayern Munchen).
 
Trajnerët kandidatë për Topin e Artë:


Massimiliano Allegri (Juventus), Carlo Ancelotti (Real Madrid), Laurent Blanc (Paris Saint-Germain), Unai Emery (Sevilla), Pep Guardiola (Bayern Munchen), Luis Enrique (FC Barcelona), Jose Mourinho (Chelsea), Jorge Sampaoli (Kili), Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Arsene Ëenger (Arsenal)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama