Shorti tregohet bujar me Realin Barca ritakon Bajernin

Shorti tregohet bujar me Realin, Barca ritakon Bajernin

Barcelona – Bajern Mynih dhe Juventus – Real Madrid do të jenë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Shorti u hodh mesditën e sotme ndë Nion të Zvicrës, ndërsa goglat u tërhoqën nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, dhe ish-futbollisti gjerman Karl-Heinz Riedle.

Katër gjigantët Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen dhe Juventus kanë për qëllim të bëhen skuadra më e mirë e Europës dhe kushdo që do të arrijë të ngrejë lart trofeun, do të jetë një kampion i denjë, të paktën për historinë dhe atë që përfaqësojnë si klube.

Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 Kupa Europe dhe 37 pjesëmarrje në finale. 10 tituj Real Madrid, 5 Bayern Munchen, 4 Barcelona dhe 2 Juventusi.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 maj. Më 6 qershor do të zhvillohet finalja e madhe në Berlin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama