e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shorti i Europes, Skenderbeu e Kukesi fat per kualifikim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shorti i Europes, Skenderbeu e Kukesi fat per kualifikim

Short luksi për Skënderbeun e Kukësin, ndërkohë që Laçi e Partizani kanë përpara kundërshtarë “ferri”. Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë dhe te dytë për kompeticionin më të rëndësishëm europian, UEFA Champions League dhe për turin e parë të Europa League.

Skënderbeu luan me çiftin që del nga turi i parë i Championsit, Krusejdërs Belfast-Levadia Talin. Shkurt një kualifikimi hipotekuar në turin e tretë për korçarët.

“Goglat” e Nionit ishin të pamëshirshme me Partizanin që do të përballet me norvegjezët e Stromsgodset të cilët sezonin e kaluar avancuan deri në raundin e dytë eliminator të Champions League, por edhe në Norvegji vitin e kaluar luftonin për titull.

Laçi do të ketë përballë Inter Baku, ekipin azerbajxhanas që ka investuar miliona dhe e mbylli në vendin e dytë sezonin këtë vit. Kukësi mund të ndihet paksa me fat, pasi do të ketë përballë FC Torpedo Zhodino, bjellorusët që aktualisht janë në vendin e tretë nga fundi në kampionatin vendas.