Shoferi po nderronte DVD-ne kur ndodhi aksidenti?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Janë bërë publike fotot e para të fëmijëve të vdekur në aksidentin tragjik në një tunel zviceran. Ndërkohë janë rritur spekulimet se shoferi në momentin e aksidentit po ndihmonte një mësues që të ndërronte një DVD. Mediat spekulojnë se fëmijët e mbijetuar nga tragjedia kanë thënë se shoferi po tentonte të fuste një disk kur ndodhi tragjedia. Ndërkohë me qindra belg kanë vërshuar për të bërë homazhe për 28 viktimat e aksidentit tragjik.
Mes tyre ishin edhe 22 fëmijë. Kryeministri belg tha se kjo është një ditë e zezë për vendin e tij. Fëmijët ishin për pushime dhe në blogje kishin shkruar se ishin shumë të mërzitur se po ktheheshin në shtëpi pasi ia kishin kaluar shumë bukur. Një 12 vjeçare e mbijetuar tha se gjithçka u bë e zezë në momentin e aksidentit. Hetuesit megjithatë po hetojnë edhe për probleme teknike të autobusit ose për probleme shëndetësore të shoferit.