Basha ne 'Opinion': Kostoja e bulevardit 40 milione euro!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Projekti i ri për zgjatimin e Bulevardit, mund të kushtojë deri në 40 milion euro, gjatë së cilës parashikohen një rrugë me 6 korsi, ndërsa përfshihet edhe rehabilitimi i lumit të Lanës. Kështu është shprehur gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Opinion” kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha.
“Detyra e projektimit u ka dhënë arkitektëve një ide se brenda cilit marzh duhet të operojnë.
Ne u kemi dhënë një marzh veprimi i cili nuk do të tejkalonte një shumë prej 30 deri 40 milionë euro vetëm për arterien e bulevardit, bashkë me tranzicionin e lumit të Tiranës, pra kalimin, kryqëzimin, pjesën e bulevardit nga Stacioni i Trenit deri në bregun verior të lumit të Tiranës. Jo deri në Paskuqan…. Jo deri në Paskuqan!” u shpreh Basha. Ndersa për ndërtimin e stacionit multimodal ai u shpreh se kanë shprehur interesin mbi 12 korporata britanike, amerikane, italiane e gjermane.