Shkelqim Muca, trajneri i ri i Flamurtarit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rezultatet e jo të pritëshme nga ana e Flamurtarit kanë sjellë ndryshime në “kullën” e drejtimit. Barzimi 1-1 me Dinamon i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Edmond Lutaj, i cili duke nisur nga sot nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Shkëlqim Muça do të jetë zëvendësuesi i Lutajt. Pra te vlonjatët përfundon shumë shpejt epoka “Lutaj” dhe nga sot nis punë trajneri i ri Shkëlqim Muça. Nga burime të pakonfirmuara mësohet se lojtarët e Flamurtarit nuk e kanë dashur shumë trajnerin Lutaj dhe barazimi me Dinamon ka qenë një “kurth” i ngritur nga ata, në mënyrë që Edmond Lutaj të largohej nga detyra.