Sherr në futbollin kosovar, përplasen tifozët e Drenicës dhe Hajvalisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një sherr masiv ka ndodhur në futbollin kosovar. Në pjesën e dytë të ndeshjes Hajvalia-Drenica, në tribunën qendrore u përplasën fizikisht tifozët e Drenicës me ata të Hajvalisë.
Sherri erdhi pas reagimeve të tifozëve miq në një vendim të gjyqtarit Besnik Batalli. "Gazeta Olle" sjell disa nga fotot e rrahjes. Dyshohet se njëri nga tifozët e Drenicës nxori edhe armën.
Prania e pakët e policëve e kishte të pamundur të ndanin dhjetëra tifozë, ndërkohë që përforcimet atyre erdhën pas përfundimit të ndeshjes.

