e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shembja e nje objekti, 'perplasje' mes policise dhe INU

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shembja e nje objekti, 'perplasje' mes policise dhe INU

Aksioni per shembjen e nje ndertese pa leje ka perplasur mes tyre Policine dhe Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës. Sipas kreut te INU, Florenc Hoxha objekti duhet prishur pasi është pa leje. Por policia ka marrë në mbrojtje ndërtesën, duke sqaruar se eshte duke zbatuar vendimin e gjykates, sipas te ciles objekti nuk duhet shembur. Nderkohe Hoxha ka deklaruar per mediat se do te futet ne objekt se bashku me inspektoret per te nderhyre, duke respektuar ligjin. Ai ka thene per mediat se ka ngritur një kallëzim penal për ndërtuesin dhe përmbaruesin privat, per pengim te ushtrimit te detyres dhe dhune ndaj inspektoreve.