Nga sot, deshmite e trashegimise merren te noteri
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Eduard Halimi njoftoi sot hyrjen në fuqi të paketës civile, e cila u mundëson qytetarëve që dëshmitë e trashëgimisë t’i marrin te noteri, pa qenë nevoja të shkojnë në gjykatë.
“Më shumë se 30 mijë qytetarë në vit nuk do të shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë. Ata nuk do të shpenzojnë më mijëra lekë dhe kohë për gjyqet, por do ta përfitojnë këtë shërbim në vetëm pak minuta te noteri”, shkruan Halimi në faqen e tij në “Facebook”.
Sipas tij, qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet mesazheve telefonike apo postës elektronike për çka ndodh në seancat gjyqësore dhe do të kenë mundësi të monitorojnë gjithçka lidhur me proceset ku janë të përfshirë. Reforma civile, e cila hyri në fuqi sot, synon të eliminojë muajt e pritjes për datat e fillimeve të proceseve gjyqësore, apo zvarritjen e tyre. Për to do të ketë edhe një kalendar elektronik.