e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shefi i Ushtrise se Maqedonise kunder gjuhes shqipe

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefi i Ushtrise se Maqedonise kunder gjuhes shqipe
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral - major, Goranco Koteski është shprehur kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Reagimi i tij ka pasuar sot, për shkak të publikimit të Librit të Bardhë të Armatës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për reformat dhe sfidat e së ardhmes të forcave të mbrojtjes dhe në planin e sigurisë në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Koteski ka thënë se ky libër për strategjinë e mbrojtjes duhet të publikohet vetëm në gjuhën zyrtare të ARM-së dhe kjo sipas tij është gjuha maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, gjeneral - major Goranço Koteski ka ngritur iniciativën për vërtetimin e përgjegjësisë së katër oficerëve shqiptarë të ARM-së që morën pjesën në homazhet në varrezat e UÇK-së të shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi me rastin e 13 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, transmeton INA.

Kjo është konfirmuar edhe nga gjeneral - major Koteski i cili theksoi se masat janë ndërmarrë në përputhje me urdhrin e dhënë nga komandanti suprem i forcave të armatosura - presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

"Nuk guxon të ketë politike dhe improvizime në armatë", ka deklaruar sot Koteski në ceremoninë e pritjes së pjesëtarëve të kthyer nga misioni në Afganistan.