Sharapova trondit me rrëfimin e saj: Pozitive me doping (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tenistja me famë botërore, Maria Sharapova ka rezultuar pozitive në testin e fundit antidoping në "Australian Open". Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një konferencë për mediat mbrëmjen e së hënës.
Sharapova ka thënë se nuk ishte në dijeni për pasojet që mund t'i sillte medikamenti që ajo përdorte. Ndërsa ka sqaruar se nuk dëshiron të largohet nga tenisi dhe shpreson që t'i jepet edhe një shans.
"Më kanë njoftuar se kam dalë pozitive në një test antidoping në Melburn. Medikamentin e kam marrë ashtu si çdo vit, por kurrë nuk kisha dalë pozitive në antidoping. E merrja rregullisht mendikamentin dhe nuk isha në dijeni për pasojat",-ka rrëfyer ajo në një konferencë mbrëmjen e së hënës.



