Shaqiri darkon me gazetaren shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtari shqiptar i Interit darkon me gazetaren shqiptare të sportit Ilda Bejleri në kuadër të një interviste. Bukuroshja e “Super Sport”-it ka udhëtuar drejt Italisë ditë më parë për t’u takuar me mesfushorin me origjinë nga Kosova. Nëpërmjet një postimi dedikuar totalisht 23-vjeçarit në “Instagramin” e saj dhe shoqëruar me një foto nga momenti i darkës, Ilda e cilëson Shaqirin si Messin e shqiptarëve.
Bashkangjitur me “selfien” e shkrepur në momentin që gazetarja sportive e ka intervistuar në një restorant në Milano, ajo shkruan: “E kanë pagëzuar si ‘Mesi i alpeve’, natyrisht Mesi është Mesi, por edhe kombi shqiptar e ka Mesin e tij, dhe ky është Xherdan Shaqiri”. Gjatë vizitës në qendrën stërvitore “Apiono Gentile”, Ilda nuk ka hezituar që të shkrep edhe një foto me Lucas Podoslkin, edhe ky një tjetër futbollist i zikaltërve.