e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shansi i arte! Ja sa vlen fitorja me Francen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shansi i arte! Ja sa vlen fitorja me Francen

Për të siguruar një vazo më lart për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, një bonus për Shqipërinë do të ishte fitorja nesër kundër Francës. Triumfi në këtë ndeshje kuotohet me 98 pikë.

Sot, në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ka grumbulluar 624 pikë dhe ndodhet në vendin e 51-të në renditjen e përgjithshme, por po t’i shtojmë edhe 98 pikë, atëherë shkon në 722, çka do të thotë disa vende më lart në renditjen e përgjithshme të FIFA-s në muajin korrik.

Në këtë muaj, ekzaktësisht më 25 korrik, do të bëhen edhe ndarjet e grupeve për Botërorin “Rusi 2018”, por nëse ndodhemi disa pozicione më lart, atëherë sigurojmë vazon e tretë të UEFA-s. Aktualisht ndodhemi në vazon e 4-t, nga 6 vazo që ka UEFA.

Sipas “Football-rankings”, Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë. Ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt shkruan Telesport. Në rast se renditemi në vazon e 3-të, atëherë kemi shanse më shumë për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm.