e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shanset e Shqiperise, ne Europian kualifikohen edhe te tretat me te mira

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shanset e Shqiperise, ne Europian kualifikohen edhe te tretat me te mira

Formati i edicionit të 15­ të të Kampionatit Europian përveçse u dha shansin 8 kombëtareve ekstra të prekin ëndrrën e Francës (nga 16 skuadra u shtuan në 24) do të ofrojë një tjetër shans për 24 ekipet pjesëmarrëse në fazën finale verën e ardhshme.

Kështu, dy ekipet e renditura të parat në 6 grupet e “Francë 2016” (12 në total) do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt të 1/8-­ave.

Ndërkohë që 4 skuadrat e treta më të mira të secilit prej grupeve do t’u bashkohen 12 skuadrave të para për të plotësuar 16 skuadrat më të forta të turneut, të cilat do të përballen mes tyre me këtë sistem: Ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt do të luhet të shtunën e 25 qershorit në orën 15:00 (në St. Etien).

Vendi i dytë i Grupit A kundër vendit të dytë të Grupit C. Fituesi i Grupit B do të luajë kundër të tretës më të mirë të Grupit A, C ose D e kështu me radhë siç shpjegohet në tabelën e mëposhtme. Katër çerekfinalet do të nisin prej 30 qershorit dhe do të përfundojnë më 3 korrik.

Dy gjysmëfinalet (6­7 korrik) do të kenë arenë impiantin e vjetër të Lionit “Stade de Gerland”, i cili pas rinkonstruksionit ka marrë emrin “Stade des Lumières” (Stadiumi i Dritave). Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 korrik në “Stade de France” të Parisit në orën 21:00.