Shaban Norja: 'Ajshe m’u lut, aman me vrit'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shaban Norja këmbëngul në gjyq se duke e vrarë 18- vjeçaren Ajshe Vatën, kishte plotësuar dëshirën e saj. Madje është shprehur se kishte plan të vriste veten pas Ajshes, por ishte tërhequr, sipas tij, sepse do të kuptohej lidhja që kishin pasur. Këtë pohim Norja e bëri në përballjen e parë me gjykatën, ku dje u dha masa e sigurisë për të. Ai iu drejtua gjyqtarit Hysi: “Zoti gjyqtar, unë nuk kam dashtë me e vra! Po ajo kishte 3 ditë që më lutej: Aman më vrit. I thashë që të jap lekë që ta abortosh, por ajo donte vetëm ta vrisja”. Pyetjes së gjyqtarit Hysi se përse ajo ia bënte këtë kërkesë atij, ai i u përgjigj se kishte 3-4 vjet që kishte pasur një lidhje me të dhe se kishte mbetur shtatzënë nga ai. Më pas ai tha se kishte thënë Ajshes që edhe ai që të vriste veten pas saj, por ajo i është lutur që të mos ta bënte këtë gjë pasi atëherë të gjithë do ta kuptonin lidhjen që kishin pasur sëbashku dhe shtatzëninë e saj. Ndërkohë, Shaban Norja i ka habitur të gjithë kur nuk ka pranuar se ka qenë i dënuar më parë.
Mbrojtja
Shaban Norja deklaroi se nuk ka kërkuar avokat mbrojtës. Për të dhënë ndihmën juridike Norjes i është afruar nga gjykata një avokat kryesisht. Avokati mbrojtës, Osman Dashi, ka kërkuar që trupi gjykues të marrë parasysh faktin që Norja e ka pranuar autorësinë. Ai shtoi se klienti i tij është tashmë mbi 80 vjeç, i ve, baba i 2 fëmijëve dhe thellësisht i penduar për veprat që ka kryer. Duke u bazuar dhe në kërkesën e viktimës që i ka bërë se nuk donte të jetonte, i mbetet vetëm te shpresojë në mëshirë.
Provat shkencore
Burg pa afat ka qenë edhe verdikti i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës të kryesuar nga Fejzo Hysi për të pandehurin për vrasjen e 18-vjecares. Ajshe Vata më 11 tetor, Shaban Norja. Seanca gjyqësore ka filluar rreth orës 15.00 siç edhe ishte paralajmëruar. Prokurori Sokol Nishani ka sjellë në seancë provat shkencore që zotëronte policia rreth ngjarjes së rëndë që u shënua disa ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ku Aishe Vata u gjet e vrarë dhe pa kokë. Prokurori pasi ka sjellë në vëmendje të gjykatës faktin se ai është autori i dyshuar i vrasjes tha se Norja dyshohet edhe si babai i fëmijës që priste viktima 18-vjeçare. Kjo sipas analizave të ADN-së, që kanë nxjerrë në pah se fëmija 11-javëshe që priste 18-vjeçarja ishte fryt i një lidhje seksuale të autorit mbi 4 herë më të vjetër në moshë se ajo. Vrasja është bërë siç deklaroi prokurori Nishani duke kërkuar që të zhduket identiteti i viktimës.
“Zoti gjyqtar, unë nuk kam dashtë me e vra! Po ajo kishte 3 ditë që më lutej. I thashë që të jap lekë që ta abortosh, por ajo donte vetëm ta vrisja”.