Serish telashe per Etrit Berishen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Telashë në horizont për portierin shqiptar të Lacios Etrit Berisha. Ai është paditur nga prokurori federal në lidhje me teserimin e dyfishtë në 2013. Berisha fillimisht firmosi parakontratë me Kievo Veronan në qershor të 2013, më pas u transferua te Lacio në 1 shtator. Kievo e hodhi në gjyq portierin por çështja u arkivua. Tani Berisha duhet të përballet sërish me këtë çështje. Ai rrezikon një pezullim të gjatë.