Sergio Ramos Arbitri na shkaterroi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, “shpërtheu” në deklaratat e tij pas Klasikes duke akuzuar ashpër arbitrin e ndeshjes për humbjen e skuadrës së tij.
“Ishte ndeshje e tensionuar ku protagonist u bë gjyqtari. Shpresoj që Undiano të mos na gjykojë më në këtë sezon. Ishte një paturpësi. Nuk po na lënë të luftojmë për titullin”, tha mbrojtësi spanjoll, i cili u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë për një faull të dyshimtë në zonë ndaj Neymar. Ramos i shpjegon kështu tre 11-metërshat e akorduar nga gjyqtari: “Penalltia e Cristianos ishte jashtë zone. Në rastin e Iniestës, Xabi e preku, por nuk është 11-metërsh. Ndërsa, Neymar kërkoi kontaktin me mua e për më tepër u nis në pozicion jashtë loje. Donin të ekuilibronin renditjen dhe ia arritën qëllimit.” “Po bëhen gjëra të paramenduara dhe ndaj të cilave nuk mund të luftojmë”, shtoi Sergio Ramos.