Sergio Ramos Ancelotti nje nga dy trajneret me te mire qe une kam pasur

Sergio Ramos: Ancelotti, nje nga dy trajneret me te mire qe une kam pasur

Mbrojtesi i Real Madridit, Sergio Ramos ka vleresuar maksimalisht trajnerin aktual te tij, Carlo Ancelotti. Ai ka thene se italiani eshte nje nga dy trajneret me te mira nga te cilet ai eshte drejtuar.

Mbrojtësi spanjoll ka luajtur nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të mirë, ndoshta të të gjitha kohërave, si Vicente Del Bosque, Fabio Capello dhe Joes Mourinho.

“Ai është një trajner që t’i transmeton idetë e tij në një mënyrë të qetë, në nivel profesional dhe personal. Ky është çelësi i suksesit të tij. Kjo është arsyeja që ai është me të vërtetë një trajner i madh. Sipas mendimit tim, ai është një nga dy trajnerët më të mirë që unë kam pasur në karrierën time”, tha Ramos për Fifa.com.

“Është e vështirë për të zgjedhur tjetrën. Mund të jetë ish-trajneri i Spanjë, Luis Aragones, por edhe ish-trajneri i Sevilla, Joaquin Caparros, i cili besoi tek unë atëherë kur isha askushi”, përfundon Ramos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama