Serbia mundet ne Shkup nga nje tjeter shqiptar. Quhet Agim Ibrahimi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përfaqësuesja e Maqedonisë fitoi sonte ndaj Serbisë me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Agim Ibrahimi, shqiptar nga Tetova. Futbollistët shqiptarë të Kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibrahimi dhe Ferhan Hasani, para ndeshjes me Serbinë deklaruan se janë të gatshëm të përmirësojnë gabimet nga përballja me Kroacinë, që u zhvillua të premten e kaluar. Ata pohuan se do të jepnin maksimumin në ndeshjen eliminatore kundër Serbisë për të nxjerrë një rezultat sa më të favorshëm, dhe e arritën një gjë të tillë.
“Atmosfera është e mirë. Edhe pse kemi disa mungesa në ekip mendoj se ne të tjerët do të japim më të mirën nga vetja për të nxjerrë rezultat sa më të mirë në sfidën me Serbinë”, tha Hasani, para ndeshjes.
Ata nuk presin provokime nga lojtarët serbë. “Jo, nuk besoj se do të ketë ndonjë provokim, sepse të gjithë jemi profesionistë. Unë madje me disa nga ata njihem mirë personalisht. Them se kjo është vetëm një ndeshje futbolli”, shtoi Ibra.
“Ne jemi profesionistë dhe nuk presim gjëra të tilla. Do të jemi të fokusuar në ndeshje. Uroj të zhvillojmë një lojë të mirë dhe të përmirësojmë imazhin tonë nga ndeshja e parë”, plotësoi “Buba”.