e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Serbia humbet serish, e pafuqishme ndaj Ganes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbia humbet serish, e pafuqishme ndaj Ganes
Një goditje nga pika e 11 metrave vetem pesë minuta nga fundi i lojes, i dha një fitore 1-0 Ganes ndaj Serbisë.

Shume shpirt, loje e forte, loje teknike, 5 kartona te verdhe, 1 karton i kuq dhe nje gol jane statistikat e kesaj ndeshje.

Qe ne fillim u duk se te dyja skuadrat kerkonin medoemos fitoren, por fati i buzeqeshi skuadrese afrikane sot.

Serbët shanset më të mira per te shenuar i paten kur Milosh Krasnic godet por topi kalon mbi traverse.

Pas tij provoi dhe Branisllav Ivanoviç por portieri ganez nuk ndjehet per asnje cast i rrezikuar.

Serbia detyrohet ta mbylle ndeshjen me 10 lojtare kur njëmbëdhjetë para fundit, mbrojtësi serb Aleksandar Lukoviç dërgohet jashtë fushe për një karton të dytë të verdhë, duke sjelle kartonin e trete te kuq deri tani ne kete boteror.

Gana ngjitet ne krye te grupit D me tre pikë dhe pret rezultatin e Gjermanisë dhe Australisë ne mbremje. Pas ketij starti ganez, pritet qe ndeshjet e tjera te ketij grupi te jene teper te forta per te percaktuar 2 skuadrat qe do kalojne me tej eventuren boterore.